Kanceri i zorrës së trashë, mos neglizhoni shenjat, diagnostikimi në kohë shpëton jetë

schedule16:01 - 6 Mars, 2023

schedule 16:01 - 6 Mars, 2023

Marsi është muaji i ndërgjegjësimit ndaj kancerit të zorrës së trashë. Kanceri i Zorrës së Trashë është ndër tumoret më agresivë, duke zënë vendin e tretë për nga përhapja dhe prek si burrat ashtu edhe gratë.

Mjekja kirurge e përgjithshme, Erjona Sinani pranë spitalit Hygeia këshillon që të mos neglizhohet asnjë shenjë.

“Do të doja t’ju kujtoja të jeni të vëmendshëm ndaj të gjitha shenjave. Të gjithë personat  që kanë çrregullime në jashtqitje, dhimbje barku, ose gjakrrjedhje gjatë defekimit, duhet të paraqitem menjëherë të mjeku gastrohepatolog.”

Diagnostikimi në kohë shpëton jetë. Mjekja rekomandon që personat mbi 45 vjeç dhe sidomos ata që kanë histori familjare me kancerin e zorrës së trashë duhet të bëjnë kontrolle periodike, dhe konkretisht te kryejne Kolonoskopine.

“Të gjithë personat që janë mbi 45 vjec, pjesë të check up të tyre duhet të bëjnë kolonoskopinë. Ndërsa të tjerë që kanë histori familjare, duhet ta bëjnë këtë kontroll në moshë më të hershme.”

Për të parandaluar dhe rritur shanset e trajtimit te kancerit kolorektal mjeket apelojne per kontrolle te rregullta dhe kryerjen e kolonoskopise. Duke qene se jemi edhe ne muajin e ndergjegjesimit ndaj kancerit kolorektal, per te gjithe te interesuarit, Spitali Hygeia pergjate gjithe muajit Mars do te ofroje edhe nje pakete ekzaminesh oferte me cmime preferenciale.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!