Kanceri i stomakut, simptomat që i ngatërrojmë me sëmundje të tjera

schedule15:41 - 2 Mars, 2022

schedule 15:41 - 2 Mars, 2022

Kanceri i stomakut është më i zakonshëm tek meshkujt dhe ata mbi 55 vjeç. Gjithashtu ka më shumë gjasa të ndodhë tek duhanpirësit, njerëzit mbipeshë ose obezë, si dhe ata që ndjekin një dietë me pak fibra dhe me ushqime të përpunuara ose mish të kuq. Ata që konsumojnë shumë kripë mund të jenë gjithashtu në rrezik të shtuar.

“Helicobacter pylori, një infeksion i zakonshëm i stomakut, mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të kancerit të stomakut nëse lihet i padiagnostikuar dhe i patrajtuar për një kohë të gjatë”, thotë Qendra e Mbështetjes së Kancerit Macmillan.

Ndërsa ministria Britanike e Shëndetësisë (NHS) raporton se kanceri i stomakut vjen në lloje të ndryshme, megjithëse mbi 95% e kancereve që rriten në qelizat e mukozës së stomakut klasifikohen si adenokarcinoma.

Simptomat e kancerit të stomakut:

Simptomat e hershme të kancerit të stomakut janë të ngjashme me simptomat e disa sëmundjeve të zakonshme dhe më të thjeshta të stomakut.

  • Këto mund të përfshijnë urth, ose dispepsi të vazhdueshme. Dispepsia, ose urthi, ndonjëherë mund të jetë një simptomë e kancerit të pankreasit.
  • Simptoma të tjera mund të përfshijnë rrëqethjen e tepërt, humbjen e oreksit dhe ndjenjën e ngopjes pasi keni konsumuar vetëm një sasi të vogël ushqimi.
  • Humbja e peshës është gjithashtu një simptomë kryesore e gjendjes.
  • Simptoma të tjera mund të përfshijnë dhimbje barku dhe fryrje, ose tendencë për të vjella.
  • Disa njerëz kanë vështirësi në gëlltitje dhe kanë gjak në jashtëqitje./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!