Kanceri i qafës se mitrës i dyti që prek gratë, mjekët: Si mund të parandalohet

schedule15:11 - 6 Shkurt, 2020

schedule 15:11 - 6 Shkurt, 2020

Kanceri i qafës së mitrës renditet i dyti pas atij të gjirit ndër tumoret që prekin gratë veçanërisht në vendet në zhvillim. Mjeka obstetër –gjinekologe në Spialin Hygeia në Tiranë Enriketa Kroi shprehet për një rritje të numrit të pacienteve të prekura nga kanceri i qafës së mitrës vitet e fundit dhe tregon shenjat që ai shfaqet.

“Zakonisht kapet në stadet e vonshme kur pacientja manifeston si hemoragjia, shenja kafe apo hemoragjike pas kontaktit seksual. Pap-testi ndihmo që të kapim të gjitha stadet përpara stadit të kancerit të qafës së mitrës”, u shpreh mjekja

Ndonëse mjekët e përshkruajnë më agresiv se kancerin e gjirit thonë se ai është i parandalueshëm. Mjeka obstetër –gjinekologe në Spialin Hygeia në Tiranë Enriketa Kroi sugjeron kontrolle të rregullta tek specialisti.  Pap-testi është një prej ekzaminimeve që doktoresha rekomandon.

“Në praktikën tonë kemi shumë pacientë të cilët dridhen nga frika, në fakt është një ekzaminim jo i dhimbëshm. Tek ne është një test rutinë që koniston për të testuar një virus”, sqaroi më tej mjekja.

Nëse kanceri i qafës së mitrës kapet herët mjekët thonë se është lehtësisht i trajtueshëm./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!