Kanceri i gjirit, shenjat që na paralajmërojnë

schedule13:33 - 12 Shkurt, 2022

schedule 13:33 - 12 Shkurt, 2022

Çdo grua është e rrezikuar nga kanceri i gjirit. Ndaj çdo shenjë që paralajmëron këtë sëmundje të rëndë nuk duhet neglizhuar.

Shenjat

Një grua duhet të shkojë menjëherë te mjeku, nëse vë re shenja jo normale si:

– Zmadhim apo forcim të gjirit, që nuk është normale për të. Zakonisht, shumë gra para periodave kanë gjoks të fortë dhe të dhimbshëm, por kjo është një gjë normale.
– Gjëndra apo kokrra në gji ose nën sqetull.
– Skuqje, mahisje, ënjtje në gjinj apo rreth tyre.
– Rrudhosje apo gropëzim të lëkurës së gjirit.
– Njeri gji është më i ulët se tjetri në mënyrë të pazakontë.
– Tërheqje nga brenda e thithave të gjirit ose rrjedhje lëngu apo gjaku prej tyre.
– Dhe çdo gjë tjetër që nuk i duket normale.

Por, jo të gjitha gjëndrat që mund të dalin në gji janë kancer. Megjithatë, pa frikë apo ankth, gruaja duhet drejtuar sa më shpejt te mjeku, nëse vë re ndonjë ndryshim jo normal te gjinjtë. Vetëm mjeku mund të bëjë dallimin.

Vetëkontrolli

Çdo grua duhet të përpiqet ta bëjë zakon bërjen e vetëkontrollit të gjirit një herë në muaj. Vetëkontrolli i gjirit zgjat vetëm pak minuta. Nuk kushton fare, por të mbron jetën.

Vetëkontrolli i gjirit është vetëm një pjesë e kujdesit për gjirin.

Mamografia dhe eko e gjirit janë egzaminime, të cilat kapin në faza shumë më të hershme kancerin e gjirit, kontrollohu në kohë.

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

May be an image of text

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!