Kancelarja gjermane Angela Merkel u zotua për fonde të konsiderueshme për kërkime mbi koronavirusin e ri, duke nënvizuar se një vaksinë e mundshme kundër Covid-19 duhet të vihet në dispozicion për të gjitha vendet.
Merkel tha se kthimi në jetën normale në të gjithë botën do të ishte i mundur vetëm pasi të zhvillohej një vaksinë kundër koronavirusit.
“Shkenca nuk është kurrë nacionale, shkenca i shërben njerëzimit”, theksoi Merkel, duke bërë thirrje për bashkëpunim më të fortë ndërkombëtar në përpjekjet për të zhvilluar një vaksinë kundër COVID-19.
“Nëse gjejmë një ilaç ose vaksinë, testojmë dhe aprovojmë atë, atëherë kjo duhet të jetë e disponueshme dhe e përballueshme për të gjithë botën”, theksoi ajo.