Në fjalimin e saj në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, kancelarja gjermane Angela Merkel bëri thirrje për zgjerimin e vendeve anëtare në Këshillin e Sigurisë të OKB-së .
“Këshilli i Sigurisë është pezulluar shpesh kur janë kërkuar vendime të qarta dhe të prera. Ne kemi nevojë për reforma. Kombet e Bashkuara duhet të vazhdojnë rrugën e tyre të zhvillimit në mënyrë që të përballojnë sfidat globale të shekullit 21,” tha ajo.
Merkel iu bashkua listës së kombeve që kanë bërë thirrje për reforma strukturore në strukturën e OKB-së për të inkurajuar multilateralizmin.
“Kombet e Bashkuara mund të jenë efektive nëse anëtarët e saj janë të bashkuar,” përfundoi Merkel. s.ba/abcnews.al