Kancelari austriak Karl Nehammer tha se kërcënimi terroristpas anulimit të tre shfaqjeve të Taylor Swift në Vjenë ishte “shumë serioz”.
Dje në mbrëmje, organizatorët anuluan shfaqjet e Swift pasi dy të dyshuar u arrestuan për planifikimin e sulmeve terroriste.
“Falë bashkëpunimit intensiv mes policisë sonë dhe DSN-së së sapoformuar (Drejtoria e Sigurimit të Shtetit dhe Inteligjencës) me shërbimet e huaja, kërcënimi u njoh paraprakisht, u parandalua një tragjedi”, theksoi Nehammer në platformën e mediave sociale.
Nehammer e quajti anulimin e koncerteve një “zhgënjim të hidhur” për fansat, duke shtuar se “situata rreth sulmit të dukshëm terrorist të planifikuar në Vjenë ishte shumë serioze”.
Kancelari tha se hetimi i shërbimeve të urgjencës ishte në vazhdim pas arrestimeve.