Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kancelari Merz bën thirrje për forcimin e Europës

schedule14:11 - 17 Tetor, 2025

schedule 14:11 - 17 Tetor, 2025

‘Më pak burokraci, më shumë forcë ushtarake’ në prag të samitit të BE-së, kancelari i Gjermanisë Friedrich Merz në një deklaratë qeveritare tërhoqi vëmendjen për reforma rrënjësore të Bashkimit Europian.

Në prag të samtit të BE-së, që zhvillohet javën e ardhshme, kancelari i Gjermanisë Friedrich Merz bëri thirrje, që Europa ta përmbushë më me energji rolin e saj si “fuqi e paqes”. “Europa duhet t’i shfrytëzojë më me vendosmëri dhe më me unanimitet mundësitë e saj dhe ta verë në veprim fuqinë e saj për të formësuar një botë më të mirë”, kërkoi Merz në deklaratën qeveritare në Bundestag lidhur me takimin e nivelit të lartë. Marrëveshja e paqes për Gazën tregoi, se veprimi politik bën dallimin. Njëkohësisht Europa edhe ushtarakisht duhet të bëhet më e fortë, theksoi kancelari

Kryetarët e shteteve dhe të qeverive të shteteve të BE-së javën e ardhshme të enjten dhe të premten (23.10 – 24.10. 2025) do të takohen në Bruksel në samitin e tyre të vjeshtës. Është e zakonshme që në prag të takimeve të tilla jepen deklarata qeveritare. Një projekt qendror i kancelarit në këtë takim do të jetë kërkesa, që të përdoren pasuritë ruse të ngrira në valën e sanksioneve. Edhe në samitin e Kopenhagës në fillim të tetorit Merz e vuri në dukje këtë çështje dhe pret tani që në Bruksel të ketë vendime konkrete.

Merz synon që pasuritë e Bankës Qendrore ruse për kredi në vlerën e 140 miliardë eurove të përdoren për ta armatosur Ukrainën që të forcojë luftën mbrojtëse kundrejt Rusisë sulmuese.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!