Kancelari gjerman shpreh dëshirën e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE

schedule15:06 - 29 Gusht, 2022

schedule 15:06 - 29 Gusht, 2022

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka shprehu dëshirën e tij që i gjithë Ballkani Perëndimor të përfshihet në zgjerimin e Bashkimit Evropian.

Ai ka thënë se anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor është në interes të BE-së.

Ndërsa nuk ngeli pa folur edhe për anëtarësimin e Ukrainës dhe Moldavisë në BE. Gjatë fjalimit të tij në Universitetin “Çarls” në Pragë, Scholz tha gjithashtu se Shtetet e BE-së, sikurse Kroacia,

Rumania dhe Bullgaria plotësojnë të gjitha kriteret që të bëhen anëtare me të drejta të plota në zonën për lëvizjen e lirë, Shengen, tha Scholz.

Scholz akuzoi presidentin rus, Vladimir Puti, se po kërkon që të “ndryshojë kufijtë përmes dhunës” dhe se pushtimi rus i Ukrainës është “një sulm ndaj rregullit të sigurisë së Evropës”.

“Ne nuk do të rrimë duarkryq dhe të shikojmë se si gratë, burrat dhe fëmijët po vriten ose të shohim shtetet e lira të fshihen nga harta dhe të zhduken pas mureve apo perdeve të hekurta. Ne nuk duam të kthehemi në shekullin e 19-të apo të 20-të me luftërat pushtuese dhe me totalitarizëm”, deklaroi Scholz.

Gjermania do të dërgojë armë për Kievin në javët në vijim”,  tha lideri gjerman./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!