Kancelari gjerman Merz: Netanyahu më informoi për objektivat ushtarakë, Izraeli ka të drejtë të mbrojë ekzistencën e vet

schedule11:42 - 13 Qershor, 2025

schedule 11:42 - 13 Qershor, 2025

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, deklaroi se është informuar personalisht nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu për zhvillimet ushtarake dhe objektivat e operacionit që Izraeli ka ndërmarrë ndaj Iranit.

“Kryeministri Netanyahu më informoi me telefon mëngjesin e sotëm për veprimet ushtarake dhe qëllimet e tyre”, tha Merz në një deklaratë për shtyp, duke shtuar se më pas ka thirrur mbledhjen e kabinetit të sigurisë kombëtare të qeverisë gjermane.

“Diskutuam situatën bazuar në informacionet që kishim në dispozicion. E ritheksojmë se Izraeli ka të drejtë të mbrojë ekzistencën e tij dhe sigurinë e qytetarëve të vet”, u shpreh kancelari.

Merz bëri të ditur se Gjermania po bashkërendon veprimet dhe qëndrimet e saj me partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht me vendet e grupit E3 (Franca, Britania e Madhe) dhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Gjermania është e gatshme të përdorë të gjitha mjetet diplomatike në dispozicion për të ndikuar te palët në konflikt,” tha ai, duke theksuar se qëllimi kryesor duhet të mbetet parandalimi që Irani të zhvillojë armë bërthamore.

Në një njoftim të veçantë, Merz shtoi gjithashtu se autoritetet gjermane të sigurisë do të forcojnë masat e mbrojtjes për institucionet hebraike dhe izraelite brenda territorit të Gjermanisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!