Kancelari austriak: Takimi me Putinin ishte i hapur dhe i ashpër

schedule17:28 - 11 Prill, 2022

schedule 17:28 - 11 Prill, 2022

Kancelari i Austrisë Karl Nehammer ka thënë se takimi i tij me presidentin rus Vladimir Putin ishte “i drejtpërdrejtë, i hapur dhe i ashpër”, sipas Reuters.

Në një deklaratë pas takimit, i cili thuhet se zgjati rreth 90 minuta, Nehammer thotë “se nuk ka qenë një vizitë miqësore dhe qëllimi ka qenë që të mos lëmë gur pa lëvizur në kërkimin e përfundimit të konfliktit, ose të paktën përparimin humanitar për civilët në Ukrainë”.

Ai shton se mesazhi i tij më i rëndësishëm për Putinin ka qenë se lufta duhet të përfundojë sepse gjatë një lufte ka vetëm humbës.

Ndërsa Austria ka mbajtur historikisht lidhje më të ngushta me Rusinë sesa pjesa më e madhe e BE-së, ajo ka shprehur solidaritetin e saj me Ukrainën që kur Rusia pushtoi dhe ka denoncuar krimet e dyshuara të luftës të Rusisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!