Kancelari austriak Karl Nehammer do të takohet sot me Vladimir Putin, lideri i parë europian që takohet me presidentin rus që kur Rusia pushtoi Ukrainën në fund të shkurtit, sipas The Guardian.
Në një postim në Twitter, Nehammer tha se Austria ishte “ushtarakisht neutrale” por se kishte një “qëndrim të qartë ndaj luftës së Rusisë kundër Ukrainës”.
Ich werde morgen Vladimir #Putin in Moskau treffen. Wir sind militärisch neutral, hat aber eine klare Haltung zum russischen Angriffskrieg gegen die #Ukraine. Er muss aufhören! Es braucht humanitäre Korridore, einen Waffenstillstand & vollständige Aufklärung der Kriegsverbrechen.
— Karl Nehammer (@karlnehammer) April 10, 2022
“Duhet të marrë fund! Ne kemi nevojë për hapjen e korridoreve humanitare, një armëpushim dhe një hetim të plotë të krimeve të luftës.”
Sipas agjencisë së lajmeve AFP, Nehammer pritet të diskutojë rreth krimeve të dyshuara të luftës që ndodhën në Bucha.
Gjatë një vizitë në Ukrainë këtë fundjavë, Nehammer vizitoi Bucha.
/abcnews.al