Kancelari austriak në Serbi: Duhet përshpejtuar anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE

schedule17:38 - 17 Mars, 2022

schedule 17:38 - 17 Mars, 2022

Kancelari austriak, Karl Nehammer, gjatë vizitës së tij në Serbi ka deklaruar se është i nevojshëm përshpejtimi i procesit të anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian, për të cilin tha se duhet të përcaktohet qartë për këtë çështje.

Nehammer u takua me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, kryeministren Ana Bërnabiq dhe Patriarkun e Kishës Ortodokse Serbe.

Vuçiq i ka folur kancelarit austriak për situatën në rajon, si dhe ka lavdëruar tregtinë me Austrinë, duke thënë se është rritur në vitin 2021.

Nehammer nga Beogradi do të shkojë në Bosnje e Hercegovinë dhe nga atje do të vijë në Kosovë, pasditen e së premtes ku do të takohet me krerët institucionalë. /Express

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!