Kanadaja sanksionon 10 persona në sektorin energjetik të Rusisë

schedule05:37 - 3 Mars, 2022

schedule 05:37 - 3 Mars, 2022

Kanadaja njoftoi të mërkurën sanksione të reja kundër 10 individëve nga dy kompani ruse të energjisë, Rosneft dhe Gazprom, duke përmendur pushtimin e Rusisë në Ukrainë. Masat synojnë të ushtrojnë më shumë presion mbi udhëheqjen ruse për të ndaluar luftën, sipas një njoftimi për shtyp nga Zyra e Ministres së Punëve të Jashtme të Kanadasë raporton “CNN”.

“Mbështetja e Kanadasë për Ukrainën dhe popullin e saj është e palëkundur,” tha Ministrja e Punëve të Jashtme Melanie Joly në njoftim.  / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!