Kanadaja për Ukrainën: Rusia ka dy zgjedhje

schedule16:50 - 1 Shkurt, 2022

schedule 16:50 - 1 Shkurt, 2022

Sekretarja e Mbrojtjes Anita Anand  këtë të martë ka deklaruar se  Kanadaja ishte e gatshme t’i bashkohej Perëndimit në vendosjen e sanksioneve ekonomike perëndimore ndaj Rusisë nëse Moska dërgonte trupa në Ukrainë .

Ndër të tjera Anand  ka thënë se Kremlini kishte një zgjedhje midis de-përshkallëzimit dhe ndëshkimit.

Rusia ka një zgjedhje të rëndësishme për të bërë. Ai mund të zgjedhë të negociojë me qëllim të de-përshkallëzimit ose mund të përballet me sanksione të rënda financiare,”  ka thënë ministri i jashtëm kanadez.

Ministri i Jashtëm kandez është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, ku ka theksuar se Kanadaja ishte e gatshme të mbështeste Ukrainën dhe aleancën e NATO-s dhe përsëriti planet e Otavës për të rritur misionin e saj të trajnimit në vend./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!