Kanadaja nis fushatën globale online/ Lajmëron se procesi i azilit do të jetë më i vështirë

schedule22:15 - 3 Dhjetor, 2024

schedule 22:15 - 3 Dhjetor, 2024

Kanada ka nisur një fushatë reklamuese globale online që paralajmëron kërkuesit e azilit se procesi për të bërë një kërkesë është i vështirë.

Autoritetet kanadeze kanë shpërndarë reklama që informojnë aplikantët e mundshëm se mund të përballen me një proces të ngadalshëm dhe të vështirë për të siguruar statusin e azilit në vend.

Fushata prej 178,662 dollarë do të shfaqet deri në mars në 11 gjuhë. Kjo fushatë është pjesë e një ndryshimi të gjerë të qëndrimit nga qeveria e papëlqyer e Kryeministrit Justin Trudeau mbi imigracionin dhe një përpjekje për të kufizuar kërkesat për azil.

Kjo ka ngjallur shqetësime dhe kritika nga organizatat që mbrojnë të drejtat e refugjatëve, të cilat i shohin këto masa si një pengesë për ata që po kërkojnë shpëtim dhe mbrojtje. / abcnews.al