Sipas një njoftimi, qeveria kanadeze do të mirëpresë 20 000 refugjatë afganë si pjesë e një programi të ri emigracioni për shkak të “krizës urgjente humanitare në rajon”. Me këtë vendim, Kanadaja synon të mirëpresë “personat më të prekur”, kryesisht gratë, aktivistët e të drejtave të njeriut, anëtarët e pakicave fetare të persekutuar dhe anëtarët e komunitetit LGBT.
Qeveria e kryeministrit Justin Trudeau tha gjithashtu se po monitoronte nga afër situatën e kanadezëve në Afganistan dhe po bashkëpunonte me aleatët e saj, por deri më tani nuk është marrë asnjë vendim për mbylljen e mundshme të ambasadës kanadeze.
The situation in Afghanistan is continuing to deteriorate, and Afghans’ lives are under threat. To help them, we’re expanding our resettlement program – we’re going to resettle 20,000 vulnerable Afghans and expedite processing timelines. Get the details: https://t.co/4amf5mVIAi
— Justin Trudeau (@JustinTrudeau) August 13, 2021
Ndërkohë Spanja, Danimarka, Norvegjia, Holanda kanë larguar stafin diplomatik nga ambasadat e tyre në Kabul.
Në një mesazh në Twitter, Sekretari i Jashtëm Mark Garno theksoi se Kanadaja i kishte “borxh afganëve” dhe shtoi se qeveria do të vazhdojë të punojë për të siguruar sigurinë e tyre./abcnews.al