Kanadaja miraton vaksinën Pfizer për fëmijët 12 deri në 15 vjeç

schedule09:01 - 6 Maj, 2021

schedule 09:01 - 6 Maj, 2021

Kanadaja ka miratuar përdorimin e vaksinës Pfizer-BioNTech për fëmijët 12 deri në 15 vjeç. Këshilltari kryesor i Shëndetësisë në Kanada Supriya Sharma tha  në një konferencë për shtyp se vendimi është “një moment historik” në luftën kundër Covid dhe se Kanadaja është bërë vendi i parë në botë që ka miratuar përdorimin e Pfizer për fëmijët.

Sipas departamentit vaksina është e sigurt dhe efektive.

Alberta do të jetë provinca e parë që do të fillojë vaksinimin e fëmijëve në 10 maj, pasi vendi ka normën më të lartë të të infektuarve me Covid-19./abcnews.al