Kanadaja ka miratuar përdorimin e vaksinës Pfizer-BioNTech për fëmijët 12 deri në 15 vjeç. Këshilltari kryesor i Shëndetësisë në Kanada Supriya Sharma tha në një konferencë për shtyp se vendimi është “një moment historik” në luftën kundër Covid dhe se Kanadaja është bërë vendi i parë në botë që ka miratuar përdorimin e Pfizer për fëmijët.
Sipas departamentit vaksina është e sigurt dhe efektive.
Alberta do të jetë provinca e parë që do të fillojë vaksinimin e fëmijëve në 10 maj, pasi vendi ka normën më të lartë të të infektuarve me Covid-19./abcnews.al