Kanadaja gati për “luftë tregtare” me SHBA/ Planifikon tarifa deri në 150 miliardë dollarë për importet amerikane

schedule15:00 - 16 Janar, 2025

schedule 15:00 - 16 Janar, 2025

Kanadaja është gati t’i kundërpërgjigjet tarifave që ka propozuar Donald Trump për importet kanadeze. Sipas Reuters, ajo parashikon të vendosë masa ndaj importeve amerikane me vlerë deri në 150 miliardë dollarë, nëse presidenti I zgjedhur Trump vendos të aplikojë tarifat për mallrat dhe shërbimet kanadeze.

Sipas burimeve për Reuters, Kanadaja ka hartuar një listë me objektivat e synuar, për të cilat do të zhvillojë edhe konsultime para se të vendosë planin e veprimit, duke shtuar se shtrirja e çdo kundërmase të mundshme do të varet pikërisht nga ajo që Trump do të bëjë në të vërtetë pas marrjes së detyrës pak ditë më vonë.

Donald Trump ka deklaruar më herët se do të vendosë një tarifë tregtare prej 25% për të gjtiha produktet që hyjnë në Amerikë nga Kandaja. Kjo sipas tij do të ishte një nga urdhrat e tij të parë ekzekutiv menjëherë pas marrjes së detyrës.

Kërcënim ky që nuk iu drejtua vetëm Kandasë por edhe Meksikës me po të njëjtën masë për tarifa tregtare, ndërsa për Kinën ka propozuar tarifën 10% për mallrat që vijnë nga Pekini.

Vendet kanë filluar të shqetësohen se kjo mund të sjellë një luftë të re tregtare dhe janë duke bërë përpjekje për gjetjen e një marrëveshje për të shmangur përplasjen mes vendeve.

Ekonomistët janë shprehur se vendosja e këtyre tarifave tregtare nga palët, mund të rrisin në mënyrë dramatike çmimet për konsumatorët, e rrjedhimisht inflacionin që është kthyer në një nga shqetësimet kryesore të vendeve veçanërisht pas luftës Rusi-Ukrainë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!