Ministrja kanadeze e Mbrojtjes, Anita Anand njoftoi sot dërgimin e katër tankeve kryesore të betejës Leopard 2 në Ukrainë, pasi qeveria gjermane miratoi dërgesën e 14 Leopard 2-A6 të mërkurën dhe lejoi vendet e tjera të bëjnë të njëjtën gjë.
“Kjo dërgesë, e kombinuar me kontributet nga aleatët dhe partnerët e tjerë, do të ndihmojë në mënyrë të konsiderueshme forcat e armatosura të Ukrainës” në luftën e tyre kundër pushtuesve rusë, u tha gazetarëve në Otava ministri kanadez i mbrojtjes.
Sipas informacioneve nga rrjeti televiziv CTV, Kanadaja do të shqyrtojë në të ardhmen dërgimin e tankeve të tjera të këtij lloji.
Ushtria kanadeze ka 82 tanke Leopard 2 të prodhimit gjerman, por jo të gjitha konsiderohen të gatshme operacionalisht, raporton CTV./abcnews.al/

