Kanabis në makinë, vihet në pranga i riu pa patentë në Devoll, e pëson edhe pasagjeri

schedule14:27 - 22 Shkurt, 2023

schedule 14:27 - 22 Shkurt, 2023

Një 21-vjeçar është arrestuar nga policia në Devoll, pasi u kap me një sasi kanabisi në automjetin që e drejtonte pa leje drejtimi.

Po ashtu është arrestuar edhe pasagjeri në automjet, pasi dyshohet se i kishte shitur 21-vjeçarit, sasinë e kanabisit. Gjatë kontrollit në banesën e tij, Policia gjeti një tjetër sasi droge dhe municion luftarak.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 2 shtetas shpërndanin doza të lëndëve narkotike.

Njoftimi i policisë:

Devoll/Goditet një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla.

U kap me një sasi kanabisi, në automjetin që e drejtonte pa leje drejtimi, vihet në pranga 21-vjeçari.

Arrestohet në flagrancë edhe pasagjeri në automjet, pasi dyshohet se i kishte shitur 21-vjeçarit, sasinë e kanabisit. Gjatë kontrollit në banesën e tij, Policia gjeti një tjetër sasi droge dhe municion luftarak.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 2 shtetas shpërndanin doza të lëndëve narkotike.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, goditën një rast të shpërndarjes së tyre në doza të vogla. Si rezultat, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

  1. N. D., 21 vjeç, banues në Bilisht dhe E. K., 36 vjeç, banues në fshatin Bitinckë, Devoll.

Shërbimet e Policisë, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative se këta shtetas ushtronin këtë aktivitet të paligjshëm, i kanë ndaluar ata në qytetin e Bilishtit. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Land Rover” me drejtues shtetasin N. D. dhe pasagjer shtetasin E. K., u gjet një sasi e vogël me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, të cilën 21-vjeçari dyshohet se ia kishte blerë shtetasit E. K. Nga verifikimet e kryera rezultoi se shtetasi N. D. e drejtonte automjetin pa leje drejtimi.

Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit E. K., u gjet një sasi tjetër me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, një grirëse dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!