“Kanabis në fermën në Lushnje”, gazetari: Bima mund të jetë rastësi, është shumëllojesh

schedule12:47 - 20 Korrik, 2021

schedule 12:47 - 20 Korrik, 2021

I ftuar në studion e ABC këtë të martë gazetari investigativ, Artan Hoxha ka komentuar dhe videon e shumëpërfolur të ministres së Bujqësisë, Milva Ekonomi në një serë në Lushnjë ku dukej një bimë e ngjashme me kanabis.

Hoxha në fjalën e tij ka theksuar se ajo ka qenë një papërgjegjshmëri nga ana e stafit të ministrisë që duhet të jenë më të kujdesshëm kur shikojnë një bimë ndryshe në pamje.

Sipas tij bima që duket në video nuk është kanabis i mirëfilltë dhe prodhues, dhe kjo tregon që ajo mund të jetë rastësi dhe se fermeri nuk ka dijeni për atë çfarë përfaqëso bima.

LEXO EDHE:Kultivimi i kanabisit, Hoxha: Para një viti më kanë proceduar 6 prokurori

Bima është e ngjashme me kanabisin, nëse është e tillë ajo është pjesë e asaj bime që quhet mashkull që nuk ka prodhim, ndaj duhet që fara të merret jashtë, Unë jam bërë agronom nga halli dhe e dalloj kur bimë është prodhuese ose jo. Fara e kanabisit është shumë e ngjashme me atë të domates dhe unë mendoj se është rastësi pasi ato që e njohin bimën e kanabisit nuk do të bëjnë një gabim të tillë. Bima e canabisativas ka 100 lloje.

Kërpi industrial është një bimë që nuk prodho boçe, ndërsa kanabisi që përdorin trafikantët kanë THC që ka përmbajtje narkotike, trafikantët shqiptarët e kanë rritur shumë cilësinë. Sot ne kemi kanabis më të fortë dhe të sigurtë se ai që kemi pas më parë. Në kohën e komunizmit Shqipëria ka pasur 17 institute bujqësore, që një ishte instituti Kërpi, ku në atë institut bëhej dhe studimi si kultivohej dhe sesi u bë e mundur eksporti i tyre. Ndaj ne kemi më shumë shqiptare që prodhojnë kanabis jashtë sesa në vend. Policia ka kohë që në fund të korrikut dhe në gusht të bëhen asgjësimet e fundit, avioni italian por bën kontrolle në vendin tonë dhe kanë bërë shumë verifikime”, është shprehur gazetari Hoxha. e.su./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!