Policia e Tiranës ka vënë dy persona në pranga me finalizimin e operacionit të koduar “Qafëmolla”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike. Bëhet e ditur se pas kontrolleve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, kanë evidentuar dy raste të tentativës për kultivim të kanabisit në fshatin Qafmollë, Njësia Administrative Dajt.
Për rastin është arrestuar në flagrancë kryeplaku i fshatit Qafëmollë, 52-vjeçari Azem Dedej dhe 37-vjeçari Rexhep Halili për kultivim kanabisi. Gjithashtu, kryeplaku dhe Halili janë kapur edhe më 19 qershor të këtij viti duke kultivuar fidanë kanabisi në këtë fshat.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorimi i detyrës”. s.b/abcnews.al/