Kanabis gati për shitje, arrestohet biznesmeni në Sarandë, pranga edhe mikut të tij

schedule10:53 - 19 Gusht, 2021

schedule 10:53 - 19 Gusht, 2021

Sarandë – E. P., 31 vjeç, dhe G. Ç., 33 vjeç (i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”), të dy banues në lagjen nr.4, Sarandë, janë arrestuar nga policia e Sarandës për shkak se akuzohen për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Sipas policisë gjatë kontrollit në një lokal në Sarandë, në pronësi E. P., dhe më pas gjatë kontrollit të ushtruar në 2 automjetet në përdorim nga shtetasi G. Ç., që ishin të parkuara pranë lokalit, u gjet dhe u sekuestrua një sasi me lëndë narkotike e dyshuar kanabis, një pjesë e së cilës ishte e ndarë në dhjetëra doza, gati për shitje.

Njoftimi i policisë:

Goditet një rast i veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetasit që e posedonin dhe e shpërndanin lëndën narkotike, njëri prej tyre i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.
Sekuestrohen lënda narkotike kanabis e ndarë në doza, gati për shitje dhe 2 automjete.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të goditjeve kundër aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, kanë goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

E. P., 31 vjeç, dhe G. Ç., 33 vjeç (i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”), të dy banues në lagjen nr.4, Sarandë.

Arrestimi i tyre u bë pasi, gjatë kontrollit në një lokal në Sarandë, në pronësi të shtetasit E. P., dhe më pas gjatë kontrollit të ushtruar në 2 automjetet në përdorim nga shtetasi G. Ç., që ishin të parkuara pranë lokalit, u gjet dhe u sekuestrua një sasi me lendë narkotike e dyshuar kanabis, një pjesë e së cilës ishte e ndarë në dhjetëra doza, gati për shitje.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim. e.l/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!