Kanabis dhe lojëra fati në lokal, në pranga dy të rinj në Berat

schedule11:27 - 30 Mars, 2022

schedule 11:27 - 30 Mars, 2022

Dy të rinj janë arrestuar në Berat, pasi akuzohen për organizim të lojërave të fatit ilegale në një lokal dhe posedim të lëndëve narkotike.

Të arrestuarit janë E. Zh., 30 vjeç dhe M. M., 26 vjeç, të dy banues në Berat.

Gjatë kontrollit të ushtruar në lagjen “Uznovë”, në lokalin në pronësi të shtetasit E. Zh., u gjetën dhe u sekuestruan 415 gramë lëndë narkotike cannabis sativa, çipsa dhe një tavolinë pokeri që përdorej për organizimin e lojërave të fatit.

Gjithashtu janë proceduar penalisht 10 persona të tjerë klientë të lokalit ku organizoheshin lojërat e fatit shtetasit K. D., 25 vjeç, A. Gj., 43 vjeç, A. H., 21 vjeç, N. M., 20 vjeç, T. P., 36 vjeç, G. K., 36 vjeç, A. M., 31 vjeç, F. K., 25 vjeç, P. L., 25 vjeç dhe R. M., 26 vjeç, klientë në lokalin e shtetasit E. Zh.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme procedurale./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!