E gjithë bota e njeh karakterin e boksierit anglez, Tyson Fury. Kampioni i Botës në boks njihet për veprimet e tij jo normale në ring, ku shpeshherë është bërë protagonist. Megjithatë, ai është idhulli i milionave fansave në të gjithë botën, të cilët e shikojnë atë si frymëzim.
Edhe pse disa muaj në karantinë, Fury nuk e ndaloi asnjë ditë stërvitjen e tij. Boksieri e tregonte atë çdo ditë live në “Instagramin” e tij, ku së bashku me familjen e tij stërviteshin. Ai ftonte dhe tifozët e tij që të bënin po të njëjtën gjë, si rasti i një gruaje të cilës po i ndryshon dhe jeta.
Gruaja në fjalë vendosi të lejë alkoolin për plot 10 javë, në mënyrë që të ndjekë stërvitjen e Tyson. Anglezi sapo e mori vesh diçka të tillë, e ftoi gruan në videon e tij live ku dhe e përshëndeti për gjestin e bërë. Ajo u përlot gjatë bisedës dhe tashmë videoja është bërë virale në rrjetet sociale. /abcnews.al
https://twitter.com/clockboxing/status/1270326598777143298?s=21