E pamundur t’i shkonte më mirë.
Natyrisht, Regi Lushkja nuk po luan në një ligë të madhe europiane, veçse në atë të Iranit, por sidoqoftë, fillimi i karrierës atje është shumë i mirë.
Futbollisti 29-vjeçar, që fitoi titullin kampion në Shqipëri me Egnatian, shënoi dy gola në Ligën e Kampionëve të Azisë, duke fituar duelin me Rej Manajn.
Ylli i kombëtares ishte në radhët e skuadrës së tij, Al Sharjah, dhe ndeshja luhej pikërisht në Emiratet e Bashkuara Arabe, por kjo nuk e pengoi Lushkjen dhe ekipin Traktor nga Irani që të arrinte një triumf të madh.
Përfundoi 5-0 sfida e javës së parë të Championsit aziatik, dhe mesfushori ofensiv realizoi pikërisht dy golat e parë.
Ai shënoi në minutat 8 dhe 11, duke I dhënë rrugë fitores.
Përballë pati jo vetëm Manajn, heroin që shënoi në ndeshjen në Serbi për eliminatoret e Botërorit, por edhe mesfushorin e ri kuqezi, Feta Fetai.
Lushkja ka 6 gola dhe një asist në 10 ndeshje këtë sezon, përfshi një në ligën e Iranit, dhe tre në raundet eliminatore të Championsit të Azisë.

