Kampioni i pamposhtur i taekwondos, Frenki Rukaj: Pasionin e ktheva në profesion

schedule15:27 - 30 Janar, 2021

schedule 15:27 - 30 Janar, 2021

Frenki Rukaj, kampion bote në Taekwondo rrëfeu për moderatorin Eni Shehu në “Nuk është karantinë” rrugëtimin e tij në këtë sport. Rukaj, e cili nuk ka humbur asnjë ndeshje gjatë karrierës së tij dhe numëron një sërë titujsh tregoi se pasionin për këtë sport e ka zbuluar rastësisht dhe se tashmë e ka kthyer në një profesion.

Kam qenë një tip shumë eksplorues në pjesën e sporteve. E kam nisur me futboll, më pas kam shkuar në baskeboll, volejboll, kam marrë dhe një eksperiencë nga pjesa e boksit dhe më pas thashë pse mos ta provoj dhe këtë sport, këtu ka nisur rrugëtimi im në Taekwondo, kam gjetur veten dhe ka qenë vazhdimësia ime deri tani.”, u shpreh ai.

Përveçse një sportist, Frenki është dhe trajner i ekipit të tij. “Ka një frymë bashkëpunimi që të bën për vete, për të qëndruar dhe kjo ka qenë pika e fortë që kam qëndruar stabël. Kam qenë ai tipi që jam futur në sport jo për t’u bërë dikush.

Në moshë të vogël kam qenë pak i shëndetshëm dhe të shpisë më kanë futur më shumë për t’u dobësuar. Me kalimin e kohës filloi dhe pjesa e dëshirës që u shtua, puna intensive dhe arrita deri në një farë pike që u bëra dhe kampion.”, shtoi më tej ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!