Real Madrid pritet të jetë një nga klubet më aktive në merkaton e verës. Lëvizje të shumta do të ndodhin te kampionët e Spanjës, në hyrje dhe në dalje.
Raphaël Varane ka kontratë deri në verën e vitit 2022, teksa rinovimi është larg. AS raporton se Reali do e nxjerrë në merkato mbrojtësin francez, nga i cili pritet të sigurojë fitime të mëdha.

Ndërkohë, “Los Blancos” po synon Jadon Sancho, yllin e Dortmund. United mbetet në garë për talentin anglez, teksa Reali po përgatit një ofertë për verdhezinjtë gjermanë.
Presidenti Florentino Perez ka gati 85 milion euro për 20-vjeçarin e krahut të djathtë të sulmit, futbollist që vlerësohet shumë nga trajneri Zinedine Zidane. /abcnews.al

