Kampionët nuk ndalen/ Boston merr fitoren e dytë radhazi, mund në transfertë Washington

schedule16:16 - 25 Tetor, 2024

schedule 16:16 - 25 Tetor, 2024

Pas fitores edhe konfirmimi. Boston nuk ndalet në sezonin e ri të NBA, duke arritur një tjetër sukses në ndeshjen e dytë. Kampionët në fuqi të basketbollit amerikan kaluan transfertën e Uashington me 20 pikë diferencë në rezultatin e përgjithshëm 102-122.

Edhe një herë, protagonistët e fitores për Sëlltiks ishin Xhejlën Braun dhe Xhejzon Tatum.

I pari ishte shënuesi më i mirë me 27 pikë, ndërsa tjetri e mbylli ndeshjen me dy shifra dopjo, 25 pikë dhe 11 topa në tabelë.

Me këtë fitore, Boston Sëlltiks I jep një tjetër mesazh rivavalëve që nuk do ta dorëzojë lehtë titullin kampion.

Me fitore në këtë edicion debuton edhe Dallas. Nënkampionët e NBA fituan ndeshjen e parë kundër San Antonio me rezultatin 120-109. Ashtu sin ë sezonin e shkuar, Luka Donçiç mere menjëherë rolin e liderit për Maveriks, duke iu afruar tre shifrave dopjo me 28 pikë, 10 topa të kapur në tabelë dhe 8 asist për shokët e skuadrës.

Nuk qëndruan në hije as dy yjet e tjetër, Klei Tomson në ndeshjen e parë me Dallas dhe Keri Irving, që I shtuan suksesit 37 pikë të tjera.

Krejt I ndryshëm është diskutimi për Denver, që në sfidën e parë sezonale u dorëzua në shtëpi përballë Oklahomës me rezultatin 87-102. Për Naxhets nuk mjaftoi nisja me triple-double e Nikola Jokiç, 16 pikë, 13 ribaund dhe po aq asist.

Nga ana tjetër Thandërs konfirmuan parashikimet që i shohin mes favoritëve kryesorë, falë paraqitjes së shkëlqyer të yllit Xhilxhous-Aleksandër të sigluar me 28 pikë.

Një fitore dramatike siguroi Minesota. Timberulfs mundën në transfertë 115-117 Sakramento. Dy pikët e diferencës u shënuan nga gjuajtjet e lira në vetëm dy sekondat e fundit të ndeshjes. Njeriu I fitores ishe Anthony Edëards, si shnuesi më i mirë me 32 pikë. /abcnews.al