Kampionët nuk humbasin kohë, Shkëndija e Tetovës rinis stërvitjet

schedule17:43 - 27 Maj, 2020

schedule 17:43 - 27 Maj, 2020

Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut (FFM), propozoi ditën e djeshme që të rifillojë kampionati në muajin qershor. Përfaqësues të FFM u takuan me pjesëtarë të Komisionit të Garave dhe u vendos që kampionati të rinisë mes datave 14 dhe 21 qershor.

Shkëndija e Tetovës ka përfituar dhe ka zbritur sot në fushën e blertë pas më shumë se dy muajsh. Kampionët në fuqi, kanë kryer testet mjekësore dhe ato fizike. Lojtarët shfaqen të gëzuar, ndërsa kuqezinjtë kanë postuar këtë mesazh në faqen zyrtare.

Ritmi i stërvitjeve do të rritet me kalimin e kohës. Futbollistët do të stërviten në fillim në grupe të vogla dhe gradualisht do të kalohet te stërvitja e plotë. Shkëndija renditet në vend të tretë për momentin, 11 pikë larg Vardarit kryesues dhe 1 pikë poshtë Sileks. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!