I konsideruar si një ndër talented më të mëdha të mesfushës spanjolle, “arkitekti” i Celta Vigo, Gabri Veiga që prej fillimit të kësaj merkatoje vere është në ndjekje nga shumë “elitarë” të futbollit evropian.
Sipas raportimeve më të fundit nga mediat italiane, në garën për Veiga tashmë kanë hyrë dhe kampionët e Serie A, Napoli, me Presidentin De Laurentiis që e pëlqen shumë stilin e lojës së 21-vjeçarit.
Mirëpo, disi problem pritet të jetë çmimi i spanjollit, me skuadrën e Celta Vigo, që nuk pranon më pak se 40 milionë euro, shifër që është dhe klauzola e lojtarit. Ndërkaq, “blutë” presin të negociojnë disi për çmimin, sidomos duke ditur dhe marrëdhëniet e mira mes klubeve, teksa kujtjomë se në verën e vitit 2020, Napoli afroi nga Celta, sllovenin Stanislav Lobotka. /i.m /abcnews.al