Kampionatit i Futsallës/ Përfundon java e katërt, Tirana fiton sërish e shkëputet 8 pikë

schedule14:36 - 24 Janar, 2024

schedule 14:36 - 24 Janar, 2024

Kampionati Kombëtar i Futsallës, që organizohet nga Federata Shqiptare e Futbollit ka mbyllur javën e katërt.

Sfida e parë e kësaj jave u zhvillua në pallatin e sportit “Shkodër” mes Vllaznisë dhe Partizanit. Ndeshja ishte e luftuar deri në fund dhe prodhoi spektakël në fushë por gjithçka përfundoi në barazim me rezultatin 5-5.

Në sfidën tjetër Tirana – Flamurtari që u luajt në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, fituan bardheblutë me rezultatin 2-1. Ndeshjen e vendosi Endrit Kaca që realizoi dy gola për Tiranën.

Këtë sezon bardheblutë nuk njohin kufi duke regjistruar katër fitore në po aq sfida dhe janë shkëputur tetë pikë në renditje nga Flamurtari dhe Partizani.

Në javën e pestë të Kampionatit të Futsallës, Partizani do të përballet me Flamurtarin ndërsa Vllaznia me Tiranën.

Rezultatet e javës së katërt të Kampionatit të Futsallës & renditja:

Vllaznia Futsal – Partizani Futsal 5-5

Tirana Futsal – Flamurtari Futsal 2-1

Renditja:

1. Tirana Futsal 12 pikë

2.Flamurtari Futsal 4 pikë

3.Partizani Futsal 4 pikë

4. Vllaznia Futsal 2 pikë /FSHF