Kampionati Kombëtar i Futsallës i organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit është drejt fundit dhe sezoni 2023-2024 do të ulë siparin me takimin derbi, Tirana – Partizani.
Bardheblutë që kanë siguruar matematikisht titullin kampion do të përballen në derbin e kryeqytetit me të kuqtë. Kjo sfidë do të luhet të dielën më datë 31 mars në orën 20:00, në pallatin e sportit “Asllan Rusi” dhe në fundin e takimit do të organizohet edhe ceremonia e dorëzimit të trofeut për ekipin kampion të sezonin 2023-2024, Tirana.
Në anën tjetër, Partizani do të kërkojë fitoren për ta mbyllur në vendin e dytë në kampionat. Hyrja për tifozët në pallatin e sportit “Asllan Rusi” do të jetë falas.
Takimi tjetër është Flamurtari – Vllaznia, që do të luhet të shtunën në ora 20:00. Kampionati Kombëtar i Futsallës këtë sezon u zhvillua me katër faza me sistem vajtje-ardhje.
JAVA 12
Tirana Futsal-Partizani Futsal 31.03.2024 20:00
Flamurtari Futsal-Vllaznia Futsal 30.03.2024 20:00
Renditja:
1 Tirana Futsal 28 pikë
2 Vllaznia Futsal 14 pikë
3 Partizani Futsal 14 pikë
4 Flamurtari Futsal 7 pikë/ h.ll/abcnews.al