Tirana Futsal është shpallur kampione e Shqipërisë, tre javë përpara përfundimit të Kampionatit Kombëtar të Futsallës.
Në javën e 9-të, bardheblutë barazuan në derbi ndaj Partizanit me rezultatin 4-4 dhe kaq mjaftoi për të siguruar matematikisht titullin kampion. Tirana renditet në vendin e parë me 22 pikë, 11 më shumë se Partizani dhe Vllaznia që ndodhen në kuotë të barabartë pikësh.
Në sfidën tjetër të javës të zhvilluar në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, Vllaznia mposhti Flamurtarin me rezultatin 5-3.
Në javën e dhjetë të Kampionatit Kombëtar të Futsallës, Tirana do të përballet me Flamurtarin, ndërsa Vllaznia me Partizani.
Rezultatet e javës së nëntë të Kampionatit të Futsallës:
Partizani Futsal – Tirana Futsal 4-4
Vllaznia Futsal – Flamurtari Futsal 5-3
Renditja:
1 Tirana Futsal 22 pikë
2 Partizani Futsal 11 pikë
3 Vllaznia Futsal 11 pikë
4 Flamurtari Futsal 7 pikë