Kampionati i vajzave U-17/ Shpallen skuadrat fituese të grupeve A e B, përcaktohen çiftet e fazës “play-off”

schedule15:36 - 30 Prill, 2024

schedule 15:36 - 30 Prill, 2024

Janë mbyllur të hënën ndeshjet në fazën e grupeve në kampionatin e vajzave U-17, ku janë përcaktuar edhe ekipet fituese të secilit grup, si edhe katër skuadrat që kalojnë në fazën play-off për sezonin 2023-2024.

Vllaznia dhe Tirana janë dy skuadrat gjysmëfinaliste të këtij edicioni të dala nga grupi A. Vajzat bardheblu janë shpallur fituese të grupit A, duke kryesuar renditjen me 20 pikë pas 8 ndeshjesh të luajtura.

Sakaq, në grupin B, Apolonia dhe Skënderbeu janë dy ekipet që kanë siguruar fazën play-off të këtij sezoni, teksa do të përballen me Tiranën dhe Vllazninë.

Sipas skemës së përcaktuar që në fillim të këtij sezoni, ekipi i renditur në vendin e parë në grupin A (Tirana) do të luajë kundër skuadrës së renditur në vendin e dytë në grupin B (Skënderbeu). Ndërkaq, ekipi i renditur në vendin e dytë të grupit A (Vllaznia) do të luajë kundër skuadrës së renditur në vendin e parë në grupin B (Apolonia). Ndeshjet do të jenë teke dhe do të luhen më 1 maj në “Shtëpinë e Futbollit”. Nga këto dy përballje do të përcaktohet edhe finalja e madhe e këtij sezoni futbollistik, që do të luhet po në “Shtëpinë e Futbollit” më 5 maj.

Gjysmëfinalet:

Apolonia U-17 – Vllaznia U-17 (1 maj, ora 10:00, Shtëpia e Futbollit)

Tirana U-17 – Skënderbeu U-17 (1 maj, ora 13:00, Shtëpia e Futbollit)

Renditja përfundimtare e ekipeve në grupin A:

Tirana 20 pikë

Vllaznia 19 pikë

Kinostudio 7 pikë

AFF Elbasani 6 pikë

KF Egnatia 6 pikë

Renditja përfundimtare e ekipeve në grupin B:

Apolonia 27 pikë

Skënderbeu 21 pikë

FC Vlora 16 pikë

Lushnja 16 pikë

Bylis 3 pikë

Shkumbini 3 pikë

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!