Kampionati i vajzave/ Partizani fiton derbin e kryeqytetit, triumfojnë edhe Vllaznia, Gramshi, Egnatia e Apolonia

schedule18:56 - 20 Tetor, 2024

schedule 18:56 - 20 Tetor, 2024

Sfida Apolonia – Kinostudio përmbylli javën e katërt të kampionatit të futbollit të vajzave. Ndeshja e luajtur në aneksin e stadiumit ‘Loni Papuçiu’ përfundoi me fitoren e thellë të fierakeve 10-0.

Po sot u luajt ndeshja tjetër e javës, Laçi – Gramshi, që u mbyll me triumfin e gramshioteve, 0-13. Këto të fundit kanë ndërtuar një ekip mjaft konkurrues këtë sezon.

Sigurisht sfida që spikati këtë javë të katërt ishte derbi Partizani – Tirana, një ndeshje mjaft interesante. Në fund, tre pikët i takuan ekipit të kuq, pas fitores 6-0 në stadiumin ‘Arena e Demave’.  Ekipi i drejtuar nga trajnerja Aurora Seranaj dominoi të dyja pjesët, duke realizuar 4 gola në pjesën e parë dhe dy në të dytën.

Në dy ndeshjet e tjera të javës, kampionia në fuqi e kampionatit, Vllaznia mposhti me shifrat e thella 14-0 Lushnjen në shtëpi, ndërsa Egnatia mori një fitore të bukur në transfertën e Durrësit, ku mundi Teutën me rezultatin 8-2. /FSHF

Rezultatet e ndeshjeve të javës së katërt:

Partizani 6-0 Tirana

Vllaznia 14-0 Lushnja

Teuta 2-8 Egnatia

Laçi 0-13 Gramshi

Apolonia 10-0 Kinostudio

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!