Kampionati Evropian dhe Lojërat Olimpike, Yamal: Të luash për Spanjën është ëndërr, por ngarkesë e madhe

schedule10:36 - 5 Prill, 2024

schedule 10:36 - 5 Prill, 2024

Nga data 26 korrik deri më 11 gusht të kësaj vere do të zhvilllohen Lojërat Olimpike Paris 2024 dhe janë të shumtë futbollistët që aspirojnë të luajnë atje, pavarësisht se sa i përket futbollit nuk është kompeticion aq i rëndësishëm sa Kampionati Evropian, ku një ndër ta është edhe talenti spanjoll i “Katalanasve” të Barcelona, Lamine Yamal.

Mirëpo, për “diamantin” e “Blaugranave”, duket se do të jetë tejet e vështirë të marrë pjesë në të gjitha kompeticionet, teksa gjatë një interviste të dhënë në mediat “iberike” është shprehur se e sheh thuajse të pamundur, të jetë pjesë e “La Furia Roja” edhe në Evropianin e Gjermanisë, edhe në Lojërat Olimpike, pavarësisht dëshirës.

“Nuk do të ishte logjike të shkoja në Kampionatin Evropian dhe në Olimpiadë, sepse është shumë ngarkesë. Por sigurisht nëse më duhet të shkoj do e bëj. Në fund të fundit të luash për Spanjën, është një ëndërr”,- u shpreh gjatë intervistës, “e ardhmja” e sulmit spanjoll. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!