Megjithëse Kampionati Botëror që po zhvillohet në Katar ka pasur shumë të papritura, gazetari sportiv në ABC Bledar Kuka ka komentuar që skuadrat favorite mbeten Argjentina dhe Franca, megjithëse parashikimet në këtë kampionat janë më pak rezerva.
Në një bashkëbisedim në studion e ABC Live me gazetaren Sibora Bitri, gazetari sportiv në ABC Bledar Kuka u shpreh që ‘Ky kampionat botëror ka pasur shumë të papritura, Italia nuk erdhi fare, Gjermania u eleminua në grup, u eleminuan edhe Brazili dhe Portugalia’, por sipas tij gjithmonë fiton ajo skuadër që është më ekip dhe i ka lojëtarët më në formë. Skuadrat e vendeve të tjera duket se janë fuqizuar shumë fizikisht.