Kampion Ballkanik për herë të 6-të, Smajlaj: Vetëm fillimi, suksese të tjera më presin

schedule15:55 - 5 Mars, 2022

schedule 15:55 - 5 Mars, 2022

Izmir Smajlaj është shpallur për herë të 6-të Kampion Ballkanik në kërcim së gjati.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale sportisti shqiptarë ka shkruar nëse është shumë i lumtur që vazhdon të korrë suksese, ndërsa është shprehur se është vetëm fillimi dhe suksese të tjera e presin në këtë 2022.

 “Prej vitesh ky kampionat sa vjen e bëhet më i vështirë, por unë jam krenar që arrij të dal në vend të parë për vendin tim.

Falënderimet shkojnë për mbështetësit e sportit tim të bukur, Trajnerin z. Gjergj Ruli, familjen time si dhe Erion Veliajn, Bashkinë  Tiranë, Ks Tirana, Olympic Albania, gym_n_juice.al, të cilët së bashku, besojnë çdo herë tek unë dhe objektivat e mi fitues!

Gara të tjera na presin këtë 2022’! Është vetëm fillimi”, shkruan 28-vjeçari, i cili shkëlqeu në garën që u zhvillua në Stamboll të Turqisë.

/f.a/abcnews.al