Gjykata e Durrësit ka lënë në burg shtetasin Nazif Arjoski, 41 vjeç nga Struga e Maqedonisë së Veriut. 41- vjeçari u arrestua të premten në pikën kufitare të portit të Durrësit duke trafikuar 324 kg lëndë narkotike kokaine.
Lënda narkotike u gjet në serbatorin e kamionit qe drejtonte 41 vjeçari që ishte ngarkuar me materiale ndërtimi dhe kishte si destinacion Napolin në Itali. Prokurori Afrim Shehu ka kërkuar që arrestimi të konsiderohej i ligjshëm dhe të merret si masë sigurie ajo e arrestit në burg për Arjoskin.
Kërkesa e prokurorit Shehu u mor në konsideratë nga gjyqtari Rexhep Bekteshi që vendosi si masë sigurie arrest në burg për 41 vjeçarin nga Struga. /abcnews.al/