Shoferi i një kamioni që transportonte acid peracetik humbi kontrollin e mjetit mëngjesin e së enjtes në autostradën A21 jashtë qytetit verior italian të Piacenza, raportojnë mediat italiane.
Kamioni është përplasur me dy makina në një parking pranë autostradës. Drejtuesi i kamionit është nxjerrë i vdekur nga mjeti. Sipas informacioneve, shtatë persona janë dërguar në spital me probleme të frymëmarrjes si pasojë e thithjes së lëndëve kimike.
Zjarrfikësit, karabinierët dhe ambulancat kanë mbërritur në zonë dhe qarkullimi në autostradë është ndalur./abcnews.al