Kamioni i merr përpara, të paktën 18 viktima në Guatemala

schedule23:30 - 28 Mars, 2019

schedule 23:30 - 28 Mars, 2019

Të paktën 18 persona humbën jetën tragjikisht pasi u përplasën nga një kamion. Ngjarja e rëndë ndodhi në Guatemala. Sipas asaj që shkruan BBC, viktimat ndodheshin në një zonë në perëndim të qytetit Nahuala pasi po shikonin skenën e një tjetër aksidenti rrugor.

Menjëherë pas ngjarjes, drejtuesi i kamionit u largua. Autoritetet janë vënë në kërkim të tij. Ende nuk dihen arsyet e kësaj ngjarjeje të rëndë. Ministri i Shëndetësisë ka deklaruar se 19 persona të tjerë janë plagosur dhe janë dërguar në spital.

Ndërkohë qeveria e Guatemala-s ka shpallur tre ditë zie. Në një reagim në Twitter, presidenti Jimmy Morales ngushëlloi familjarët dhe siguroi të afërmit e viktimave për mbështetje.

Në Guatemala kanë ndodhur disa aksidente të rënda gjatë viteve të fundit. Në vitin 2013, 43 vetë humbën jetën pasi autobusi në të cilin udhëtonin ra në humnerë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!