Kamioni “bën petë” ambulancën, vdes shoferi dhe pacienti

schedule16:51 - 28 Nëntor, 2022

schedule 16:51 - 28 Nëntor, 2022

Një tragjedi ka ndodhur në zonën e Ankonës, në Itali, përgjatë kryqëzimit midis daljes veriore dhe SS76.

Një kamion u përmbys dhe stypi një ambulancë të Kryqit të Kuq dhe një makinë.


Shoferi dhe paciienti brenda ambulancës humbën jetën, ndërsa shoferi i makinës tjetër u plagos rëndë.

Drejtuesi i kamionit ka mbetur i padëmtuar por në gjendje shoku.

Kryqëzimi që lidh rrugën shtetërore 76 “della Val d’Esino” dhe autostradën A14 është mbyllur përkohësisht.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse, policia rrugore dhe ambulancat.

 

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!