Kamila, i jep fund traditës që ka vazhduar prej shekujsh në pallatin mbretëror

schedule11:43 - 27 Nëntor, 2022

schedule 11:43 - 27 Nëntor, 2022

Kamila, gruaja e mbretit Charls III, po i jep fund traditës së të pasurit zonja në pritje, por në vend të kësaj do të ndihmohet nga “shoqëruesit e Mbretëreshës”.

Përveç modernizimit të titullit, gjashtë asistente gra do të punojnë më pak nga sa kërkohej roli i mëparshëm.  Shoqërueset e mbretëreshes kanë si detyrë të ndihmojnë Kamilën në ngjarje publike. Ndryshe nga zonjat në pritje, ky pozicion nuk do t’i përfshijë korrespondencë ose administrim.

Zëvendësimi i rolit të zonjës në pritje do t’i japë fund një veçorie të jetës së oborrit që daton pas nga mesjeta, ndihmëset me këtë pozicion kanë pasur një lidhje të ngushtë me mbretëreshen dhe vinin nga familje aristokrate dhe, gjatë shekujve, ndonjëherë të kapur nga intrigat e oborrit.

Ky do të jetë një pozicion më i rastësishëm dhe joformal, duke mbështetur Kamilën në angazhimet zyrtare dhe nuk do të përfshihen në përgjigjen ndaj letrave ose planifikimin e përditshëm. Ato nuk do marrin rrogë, por shpenzimet e tyre do të mbulohen.

Ky ndryshim simbolik i drejtimit do të vihet në praktikë javën e ardhshme, kur Kamila do të organizojë një pritje për aktivistët kundër dhunës në familje dhe dhunës ndaj grave. Shifrat e publikuara nga Zyra për Statistikat Kombëtare të Premten treguan se 2.4 milionë të rritur në Angli dhe Uells, 1.7 milionë gra dhe 700,000 burra, kishin vuajtur nga abuzimi në familje vitin e kaluar.

Kamila ka bërë fushatë për të rritur ndërgjegjësimin për dhunën në familje dhe për herë të parë ”shoqëruesit e mbretëreshës” do të jenë me të në pritjen e vajzave për dhunën ndaj grave në Pallatin Buckingham, në vend të ”zonjave në pritje”.

Shoqëruesit do të jenë disa miq të vjetër – Marchiones of Lansdowne, Jane von Westenholz, Lady Katharine Brooke, Sarah Troughton, Lady Sarah Keswick dhe baronesha Chisholm, një ish-konservatore dhe zëdhënëse e Zyrës së Kabinetit në Dhomën e Lordëve.

Gruaja e mbretit Charls III Kamila, 75 vjeç, ka emëruar gjithashtu Major Ollie Plunket cila vepron si asistente personale.

Ish-zonjat në pritje që i shërbyen mbretëreshës së ndjerë Elizabeth II tani do të ndihmojnë Mbretin Charles të organizojë ngjarje në Pallatin Buckingham dhe do të njihen si “zonjat e shtëpisë”./abcnews.al