Detaje të reja janë bërë të ditura në rastin e Dani Alves.
Nga pamjet e CCTV-së rezulton se braziliani dhe vajza që e akuzuan për përdhunim kanë qenë në tualet për rreth 15 minuta.
Kujtojmë, sipas vajzës, Alves e përdhunoi në tualetin e një klubi nate. Në të njëjtën kohë, nuk kishte kamera në banjë.
Më herët, media katalanase El Taquigrafo deklaroi se kishte pamje nga kamerat CCTV që tregonin se Alves dhe vajza ishin në tualet për 47 sekonda. Pamjet nuk u shfaqën. /G.D abcnews.al/