Për herë të parë pas shumë vitesh, në Parkun e Gërmisë në Kosovë është vënë re prania e ujkut të murrmë. Pamjet e kamerave kurth që tregojnë ujqit që ikin njëri pas tjetrit janë kapur gjatë natës. “Top lajm nga parku Gërmia. Për herë të parë pas shumë viteve, dhe pas një angazhimi të madh nga ana ime dhe e mikut tim Besnikut, kamerat tona kurthe, kapin ne Parkun e Gërmisë prezencën e ujkut të murrmë.
Në mesin e pamjeve që kemi kapur nga kjo kamerë, është edhe një ujk i zi i cili kapet nga kamera krejt në qoshe, dhe në cilësi ma të dobët, prandaj nuk e postova. Ne video, dy ujqër të murrmë, të rritur dhe mjaft kurpulent, fiziku i të cilëve po na tregon se kanë ushqim të bollshëm dhe ushqehen mirë” shkruan Milot Kurshumlia./ Abcnews.al