Kamerat fiksojnë atentatin ndaj biznesmenit nga Tropoja

schedule10:34 - 6 Janar, 2020

schedule 10:34 - 6 Janar, 2020

47 vjeçari Guxim Gjyriqi u eliminua teksa po ecte drejt karburantit të tij, mbrëmjen e djeshme pak para mesnate.

Mësohet se autorët po e prisnin jashtë lokalit biznesmenin dhe më pas në ecje e sipër me automjet e qëlluan me breshëri automatiku.

Autorët ikën më pas në drejtim të paditur ndërkohë që automjeti është kapur nga kamerat e sigurisë dhe pamjet i janë shpërndarë gjithë komisariateve të Rajonit Verilindor.

Mësohet se Gjyriqi është vëllai i Agron Gjyriçit, shok i ngushtë i Fatmir Haklajt.

Nuk dihet ende nëse vrasja e Gjyriqit ka të bëjë me ngjarjet e 20 viteve më parë apo lidhet me ndonjë konflikt tjetër.

Guxim Gjyriqi ishte person pa precedent të mëparshëm kriminalë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!