Kamera më e madhe në botë do të vëzhgojë hapësirën nga Kili

schedule15:00 - 1 Shkurt, 2024

schedule 15:00 - 1 Shkurt, 2024

Kamera më e madhe në botë pritet të instalohet në Kili dhe do të synojë të vëzhgojë hapësirën, me shpresën e një ndryshimi revolucionar në studimin e universit.

Me madhësinë e një makine të vogël dhe me peshë 2.8 tonë, pajisja do të montohet në një teleskop në ndërtim dhe do të lejojë eksplorimin e qiellit si kurrë më parë, thanë zyrtarët e programit të financuar nga Shtetet e Bashkuara për AFP.

Kjo kamerë e madhe, e cila kushtoi rreth 800 milionë dollarë për t’u ndërtuar, do të fillojë të marrë imazhet e para gjatë gjysmës së parë të vitit 2025. Çdo tre ditë ajo do të skanojë qiellin, duke përsëritur lëvizjen deri në pafundësi.

Ne do të kalojmë nga “studimi i një ylli dhe të gjithë fizikës së thelluar të atij ylli në studimin e miliarda yjeve në të njëjtën kohë,” tha Bruno Dias, president i Shoqatës Kiliane Astronomike (Sochias).

“Do të jetë një ndryshim paradigme në astronomi,” thotë Stuart Corder, zëvendësdrejtor i NoirLab, qendra kërkimore amerikane që menaxhon observatorin, i cili ndodhet në një lartësi prej më shumë se 2,500 metra, në Cerro Pachon, 560 km në veri kryeqyteti Santiago.

Kamera LSST (Space-Time Research as a Legacy for Posterity) pritet të ketë të dhëna për njëzet milionë galaktika, 17 miliardë yje dhe gjashtë milionë objekte hapësinore brenda dhjetë viteve.

Shkencëtarët do të kenë një katalog të përditësuar të imazheve të sistemit diellor, do të jenë në gjendje të hartojnë Rrugën e Qumështit dhe të avancojnë kërkimin e energjisë dhe materies së errët./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!